Japonia i dhuron Kosovës donacion në vlerë prej 800 mijë euro për luftimin e pandemisë

Japonia i dhuron Kosovës donacion në vlerë prej 800 mijë euro për luftimin e pandemisë

10:47, 21/09/2020

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla dhe ambasadori japonez, Mizutani Akira, kanë nënshkruar marrëveshjen për donacionin e radhës nga Japonia për Kosovën.

Më këtë rast Ministrja Haradinaj-Stublla tha se ky donacion është në vlerë prej 800 mijë euro.

Ajo falënderoj Japoninë për këtë ndihmë.

” Sapo nënshkruam marrëveshjen më anë të secilës Japonia dhuron donacion në vlerë prej 800 mijë euro që do të luftoj luftën tonë kundër pandemisë COVID-19. Kjo s’është hera e parë që Japonia ndihmon Kosovën. Në emër të Qeveris dhe popullit të Kosovës falënderoj popullin e qeverinë Japoneze për këtë donacion”, tha Haradinaj-Stublla.

E ambasadori Mizutani Akira, tha se Japonia gjithmonë do ta mbështet Kosovën.

“Japonia vazhdimisht ka mbështetur zhvillimin e Kosovës dhe në aspektin e luftimit të pandemisë. Përmes UNICEF-it po ndihmojmë më maska e barna kundër kësaj pandemie. Sot shkëmbimi i këtyre notave është për garantin në shëndetësi. Këtë janë Japonia ka hapur ambasadën këtu në Prishtinë. Unë vetë do ta vizitoj Kosovën më shpesh dhe të forcojmë bashkëpunimin se bashku”, tha Akira

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco