Rekord në SHBA-ja, mbi një milion teste të bëra brenda një dite për Covid-19

Rekord në SHBA-ja, mbi një milion teste të bëra brenda një dite për Covid-19

08:47, 21/09/2020

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë arritur një rekord të ri të testeve të bëra për Covid-19,

Sipas raportimit të bërë nga mediat e huaja ata kanë kryer  mbi 1 milion teste diagnostikuese të koronavirusit.

Mirëpo, sipas ekspertëve të ndryshëm vendit i duhen 6 milion deri në 10 milion teste  në ditë për të vënë nën kontroll shpërthimet.

SHBA-ja testonte mesatarisht 650 mijë njerëz në ditë gjerësisht gjatë muajit të fundit, ndërkaq në fund të korrikut ishin testuar në ditë mbi 800 mijë persona.

Që nga fillimi i pandemisë, pamundësia për të kryer testime ka ndikuar në përpjekjet për frenimin e përhapjes së koronavirusit.

Organizata Botërore e Shëndetësisë iu ka bërë thirrje vendeve vazhdimisht që të kryejnë sa më shumë testime për ta menaxhuar pandeminë e COVID-19.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco