Vazhdon bilanci i rëndë: 159 raste të reja dhe 4 humbje jete

Vazhdon bilanci i rëndë: 159 raste të reja dhe 4 humbje jete

16:01, 20/09/2020

Vazhdon bilanci i rëndë i koronavirusit. Ministria e Shëndetësisë raportoi per 159 raste të reja dhe 4 humbje jete në 24 orët e fundit.

NJOFTIMI I PLOTE

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet gjithë qytetarëve dhe bizneseve të jenë të kujdesshëm në zbatimin e rregullave të higjienës, distancimit dhe vendosjes së maskës. 

Maskat janë domosdoshmëri për t’u mbajtur kudo ku ambienti është i mbyllur, në spitale, qendra shëndetësore, dyqane, supermarkete, parukeri, taksi, ambiente pune, zyra shërbimesh.

Kujtojmë edhe një herë se çdo rast i identifikuar pozitiv, duhet të vetëizolohet dhe se shkelja e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezik për jetën dhe shëndetin e të tjerëve.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 185 pacientë, 15 në terapi intensive, nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Ju informojmë se në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, e kanë humbur betejën me COVID-19 një 64-vjeçar nga Korça dhe 3 qytetarë nga Tirana: një 71-vjeçar, një 81-vjeçar, një 89-vjeçar. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë kryer në 24 orët e fundit 844 testime dhe janë konfirmuar 159 të prekur me virusin Sars- Cov2.
Rastet e reja jane në këto bashki: 
68 qytetarë në Tiranë, 14 në Durrës, 13 në Elbasan, 11 në Shkodër, 9 në Berat, nga 6 qytetarë në Krujë, Gjirokastër, 5 në Pogradec, 3 në Korçë, 
nga 2 raste të reja në Kurbin, Kukës, Has, Kavajë, Kamëz, Dibër, Bulqizë, Gramsh, Maliq, 
nga 1 rast në Devoll, Lezhë, Librazhd, Peqin, Kuçove, Vorë. 

52 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar në 6940 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë. 

Telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga Covid19.

Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për shërbim psikologjik si dhe për çdo informacion tjetër rreth Covid19.

COVID-19 – Statistika (20 shtator 2020)
Testime totale- 79730
Raste pozitive- 12385
Raste të shëruara- 6940
Raste aktive- 5083
Humbje jete 362  (Qarku Tiranë 173, Durrës 46, Shkodër 39, Elbasan 23, Fier 18, Korçë 17, Lezhë 15, Kukës 10, Dibër 8, Vlorë 7, Gjirokastër 4, Berat 2).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë-2501
Durrës-567
Shkodër-372
Lezhë-297
Elbasan-287
Korçë-245
Fier-222
Vlorë-189
Kukës-142
Berat-116
Dibër-73
Gjirokastër-72

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco