Tirana dhe Shkupi ‘në dorë’ të Athinës/ Mitsotaqis: Do u sigurojmë vaksinën COVID-19 si provë e miqësisë

Tirana dhe Shkupi ‘në dorë’ të Athinës/ Mitsotaqis: Do u sigurojmë vaksinën COVID-19 si provë e miqësisë

19:12, 17/09/2020

Në një njoftim të Kryeministrit të Greqisë, Kyriakos Mitsotaqis, ai ka shprehur gadishmërinë për të siguruar vaksinën kundër Covid-19 për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Kryeministri Mitsotaqis e ka konsideruar këtë si një provë të miqësisë mes vendeve.

Sipas tij, duke qenë se Greqia është vend anëtar i Bashkimit Europian, vaksinën do ta marrë më shpejt, ndaj Mitsotaqis është shprehur i gatshëm që t’i furnizojë të dyja shtetet, pra Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ai komentoi se kjo është një klimë pozitive dhe u kërkoi qytetarëve të vendit të tij që ta shohin atë si një bashkëpunim të ardhshëm me perspektiva të mira.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco