Rriten sërish rastet e reja dhe viktimat nga COVID-19 në Itali

Rriten sërish rastet e reja dhe viktimat nga COVID-19 në Itali

18:47, 17/09/2020

Në 24 orët e fundit, Italia vijon të shënojë një rritje të rasteve të reja me COVID-19.

Në shtetin fqinj janë regjistruar 1.585 raste pozitive me COVID-19 nga 101.773 tamponë.

Gjithashtu, Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se në 24 orët e fundit janë regjistruar 13 viktima.

Rajonet më të prekura që vijojnë të shënojnë më shumë raste të reja vijojnë të jenë Lombardia me 281 dhe Kampania, 195.

Nga informacionet, në të gjitha rajonet janë regjistruar raste të reja me COVID-19.

Numri total i rasteve të reja me koronavirus që prej nisjes së pandemisë është 293.025, nga të cilët 35.658 janë viktima.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco