Rekord i të shëruarve nga COVID-19 në 24 orët e fundit në vend

Rekord i të shëruarve nga COVID-19 në 24 orët e fundit në vend

15:51, 17/09/2020

Lajm i mirë na vjen sot nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.

Ky institucion njofton se në 24 orët e fundit vendit i janë shtuar edhe 239 persona të cilët kanë arritur ta mposhtin me sukses infeksionin që vjen nga virusi COVID-19, shkruan Syri.net Kosova.

“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 239 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 12.188 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.087”, thuhet në njoftimin e tyre.

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe në laboratorët privatë me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 664 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 43 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar tri raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 13 raste, komuna Skenderaj 6 raste, komuna Gjilan 4 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste, komuna Pejë 2 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Gjakovë 2 raste, komuna Mitrovicë 2 raste, komuna Prizren 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Kaçanik, Malishevë, Shtime, Suharekë dhe Vushtrri. 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco