OBSH: ‘Një në shtatë raste të COVID-19 është një punonjës shëndetësor’

OBSH: ‘Një në shtatë raste të COVID-19 është një punonjës shëndetësor’

14:45, 17/09/2020

 

Një në shtatë raste me COVID-19 të raportuara në Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) është një punonjës shëndetësor dhe në disa vende kjo shifër rritet në një në tre.

OBSH bëri thirrje që punonjësit mjekësisë që janë në  vijën e parë të pajiseshin me mjete mbrojtëse për të parandaluar infektimin me koronavirus, dhe potencialisht ta përhapin atë tek pacientët dhe familjet e tyre.

"Globalisht rreth 14% e rasteve të COVID të raportuara në OBSH janë midis punëtorëve shëndetësorë dhe në disa vende janë deri në 35%," tha drejtori i përgjithshëm i OBSH Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Tedros e dha informacionin në konferencën që po mbahej për Ditën Botërore të Sigurisë së Pacientit.

 “Nuk është vetëm rreziku i infektimit. Çdo ditë, punonjësit shëndetësorë janë të ekspozuar ndaj stresit, djegies,diskriminimit dhe madje edhe dhunës, ”shtoi ai.

Guy Ryder, drejtori i përgjithshëm i Organizatës Ndërkombëtare të Punës të KB (ILO), tha se shifrat e OBSH për infeksionet midis punonjësve shëndetësorë ishin një "dëshmi tronditëse".

“Siguria e pacientëve dhe e punonjësve shëndetësor kërkon garanci. Për fat të keq shumë shpesh ato garanci mungojnë, ”tha Ryder.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco