Filmi që parashikoi Covid-19, flet aktori: Ishte paralajmërues

Filmi që parashikoi Covid-19, flet aktori: Ishte paralajmërues

14:25, 17/09/2020

Jude Law na paralajmëroi për një pandemi, si kjo që po përjetojmë tani, kur ai po xhironte filmin “Contagion” (Infektimi), me historinë e një virusi vdekjeprurës. 

Këtë vit, ky është bërë një nga filmat më të parë dhe aktorit kjo i duket e çuditshme.

I ftuar në emisionin Jimmy Fallon, ai u shpreh se nuk ka nevojë të shihet filmi, por vetëm të shihni lajmet. 

“Më duket pak e çuditshme që të gjithë u kthyen për të parë filmin, në mes të asaj që po ndodhte vërtet. Ju mjafton të ndizni lajmet, nuk keni nevojë të shihni filmin.”

Law tha se ishte i përgatitur për këtë pandemi, që prej 10 vitesh, pra, që prej publikimit të filmit.

"Nëse jam i sinqertë, një nga kujtimet ose përvojat më ndikuese në atë film ishin mjekët dhe virologët që po na këshillonin," tha ai. Ata të gjithë shpreheshin se ideja e filmit është një histori “kur” dhe jo “nëse” do të ndodhë.”

Ai i mori që atëherë, të gjitha këshillat që ne po i bëjmë pjesë të rutinës gjatë pandemisë së vërtetë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco