Masat ndaj situatës së Covid/ Qeveria e dështimeve, flet çdo ditë për suksese imagjinare

Masat ndaj situatës së Covid/ Qeveria e dështimeve, flet çdo ditë për suksese imagjinare

13:16, 17/09/2020

Nga Orjola Pampuri/

Dështimeve në seri, nuk mund të mos i shtohej dhe menaxhimi i masave ndaj Covid-19 në shkolla.

Pasi u mor vendimi për hapjen e tyre, vendim i cili ishte i njejtë për shumicën e vendeve në botë, gjëja e parë dhe prioritare që çdo vend ndërmori ishte një plan masash apo protokoll i rreptë për tu zbatuar nga të gjitha palët, qoftë edhe nga prindërit në shtëpi, të cilët duhet të flasin e të insistojnë në zbatimin e masave prej fëmijëve të tyre. Por ajo që është më e rëndësishme është shkolla, vendi ku fëmijët kalojnë disa orë, dhe survejimi duhet të jetë i rreptë që ata të ruajnë distancën dhe të jenë të kujdesshëm, por edhe kjo masë vlen të theksohet, pas një mase tjetër prioritare, paisja me maska të sigurta, higjenike të cilat jo çdo prind mund t'i sigurojë. Në shtetin fqinj në Itali, përpara fillimit të shkollës qeveria siguroi 2 milion maska për shkollat, me qëllim që nxënësit çdo ditë të pajisen me një maskë të re. Pyesni prinderit dhe fëmijet sa herë i ndërrojnë maskat apo higjenizojnë ato? Besoj rezultati do të jetë dëshpërues.

Një pikë tjetër e rendësishme janë testet, si ato serologjike, të cilat shteti fqinj Italia i përfshiu në protokollin e fillimit të shkollës për çdo mësues, madje dhe Kosova i testoi mësuesit para nisjes së vitit shkollor. Nuk mund të niste vitin shkollor asnjë mesues pa patur një rezultat negativ të testit. Më pas le të vijojmë me një pikë tjetër, testet e shpejta, të cilat duhet të sigurohen në një sasi të caktuar në çdo shkollë, si dhe trajnimi i stafeve mjekësore apo mjekut që kontronllon situaten në shkolla, për bërjen e këtyre testeve të shpejta, edhe pse procedura paraqitet e thjeshtë, por gjithsesi trajnimi i vazhdueshem i tyre dhe asistenca me personel shtesë është e nevojshme.

Sa nga keto janë zbatuar? Asnjë....

Mjetet e transportit në zonat rurale, por nuk përjashtohen rastet edhe në zona urbane si dhe në kryeqytet, janë të tejmbushura, e fëmijet qëndrojnë të ngjeshur me njeri tjetrit, kushtet e higjenës të cilat janë prioritare sidomos në këtë situatë, lënë për të dëshiruar në shumë shkolla, por edhe në ato shtëpi ku jetojnë, për shkak se tërmeti ua shembi shtëpitë, dhe ende jetojnë në kushte të vështira. Në shumë shkolla nuk ka ujë, e tualetet janë në kushte mizerabel. Kështu me gjithë këtë pasqyrim të situatës, mund të them që jemi përballë një rreziku, për të cilin koston do e paguajnë mësuesit, prinderit e gjysherit në shtëpi. Ministria e shendetësisë është totalisht e dështuar në menaxhimin e kësaj situate. Fjalia e papërgjegjshme e ekspertëve në sherbim të qeverisë që: " testimi i mesuesve nuk ka kosto efektive" është një turp i rradhës, kundrejt të cilit një ditë do të mbajnë përgjegjësi. Për këtë qeveri koncensionet klienteliste kanë kosto efektive dhe shendeti i qytetarëve nuk ka vlerë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco