Banka Botërore/ Rimëkëmbja ekonomike globale nga Covid 19 mund të zgjasë pesë vjet

Banka Botërore/ Rimëkëmbja ekonomike globale nga Covid 19 mund të zgjasë pesë vjet

11:19, 17/09/2020

Rimëkëmbja ekonomike globale nga pandemia e koronavirusit mund të zgjasë deri në pesë vjet, ka njoftuar kryekonomisti i Bankës Botërore Carmen Reinhart.

"Ndoshta do të ketë një kthim të shpejtë të ekonomisë pasi të gjitha masat e kufizimit të lidhura me bllokimet janë hequr, por një rikuperim i plotë do të zgjasë deri në pesë vjet," tha Reinhart në një fjalim gjatë një konference të mbajtur në Madrid.

Reuters raporton se Reinhart tha se recesioni do të zgjaste më shumë në disa vende sesa në të tjerët dhe do të përkeqësonte pabarazitë pasi më të varfrit do të goditen më shumë nga kriza ndërsa vendet më të varfra do të goditen më shumë se vendet e pasura.

Në konferencë u tha se për herë të parë në njëzet vjet, nivelet globale të varfërisë do të rriten pas krizës.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco