‘Prej 40 ditësh në spital’, shkrimtari rrëfen betejën me Covid-19: U ktheva nga vdekja...

‘Prej 40 ditësh në spital’, shkrimtari rrëfen betejën me Covid-19: U ktheva nga vdekja...

11:01, 17/09/2020

Shkrimtari i njohur shqiptar Mark Simoni ka arritur të fitojë betejën me Covid-19.

Përmes një postimi në “Facebook”, ai ka bërë të ditur se pasi u infektua me koronavirus, ka kaluar ditët më të vështira të jetës.

Simoni ka treguar se ka qendruar 40 ditë në spital dhe të vetmit që i jepnin jepnin dritë dhe iluminim ishin qindra e qindra mesazhet e miqve që më vinin si bekim.

Sakaq, ai e konsideron Covidin si një inteligjent të zi, një rrezik kaq të madh e potencial, sa vetëm ajo fjalë paraqet rrezikun e tij të vërtetë.

“PA ETIKË? ….

U ktheva. Një kthim i vështirë, duke dalë nga tuneli i errët i sëmundjes, vetëm një çast larg, ku unë isha fare pranë të bërit banor i një realiteti tjetër. Kanë qenë ditët më të vështira të jetës sime.

Sa herë më është kujtuar një poezi, mos gaboj e Din Mehmetit TË VEGJËL SPITALET / Dhomat janë shumë të vogla, koridoret krejt të ngushtë, për t’i shpëtuar VDEKJES.
Ndoshta kjo fjalë e rëndë duhet të mos përdoret për arsye etike. Por edhe më etike se vetë etika është e vërteta. COVID është një Inteligjent i Zi, një rrezik kaq i madh e potencial, sa vetëm ajo fjalë paraqet rrezikun e tij të vërtetë.

Ndaj dhe ne si Shtëpi Botuese MUZGU, në alarm dhe respekt të mbrojtjes nga kjo flamë, kemi dhuruar rreth 200 maska të personalizuara, si një gjest për t’i rënë këmbanave të rrezikut.

Të vetmit në atë terrin tim prej 40 ditësh në spital, që më jepnin dritë dhe iluminim ishin qindra e qindra mesazhet tuaja që më vinin si bekim. Përulem dhe bie në gjunjë, para mesazheve, përshëndetjeve dhe urimeve tuaja, që më dhanë aq shumë frymë sa vetëm vetja ime e di dhe e ndjen”, shkruan shkrimtari.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco