Padrejtësia e madhe me vaksinat anti-Covid! Zbulohet kush i ka parablerë gjysmat e dozave

Padrejtësia e madhe me vaksinat anti-Covid! Zbulohet kush i ka parablerë gjysmat e dozave

10:28, 17/09/2020

Një grup vendesh të zhvilluara, ku jeton 13% e popullsisë botërore, ka parablerë gjysmën e dozave të vaksinave kundër koronavirusit.

Denoncimi vjen nga organizata ndërkombëtare kundër padrejtësive, Oxfam, e cila në një raport të sajin, nënvizon vështirësitë që do të ketë një pjesë e madhe e vendeve të botës, për të pasur vaksinën.

Logjika e vendeve më të pasura, shpjegon organizata, është që të sigurojnë një masë paraprake nga disa prodhues konkurrues, me shpresën se të paktën njëra prej tyre do të jetë në gjendje të prodhojë një vaksinë efektive.

Kështu Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që nga mesi i majit, më pas Britania e Madhe, Bashkimi Evropian, Japonia dhe kombet e tjera kanë nënshkruar shumëllojshmëri kontratash për të garantuar prodhimin dhe shpërndarjen e dozave të vaksinave, nëse testimet në vazhdim provojnë të vlefshme.

Mes grupeve të mëdha që kanë nënshkruar marrëveshje të këtij lloji përfshihen kompanitë AstraZeneca, Sanofi, Pfizer, Johnson & Johnson, bioteknika amerikane Moderna, laboratori kinez Sinovac dhe instituti rus Gamaleia. Sipas Oxfam, kontratat për 5.3 miliardë doza janë nënshkruar tashmë me kompani dhe laboratorë që kanë hyrë në fazën e tretë të provës, shkruan noa.al.

Prej tyre 51% do të shkonin për vendet e zhvilluara dhe pjesa tjetër iu është premtuar vendeve në zhvillim si India, Bangladeshi, Kina, Brazili, Indonezia dhe Meksika.

Sipas një llogaritje nga AFP, SHBA kanë rezervuar tashmë 800 milionë doza nga 6 prodhues dhe Bashkimi Europian tashmë ka blerë 1.5 miliardë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco