OBSH/ Për Europën fillon faza kritike nga pandemia e Covid 19

OBSH/ Për Europën fillon faza kritike nga pandemia e Covid 19

12:46, 16/09/2020

Me rifillimin e shkollave dhe ardhjen e stinës së vjeshtës, Europa po hyn në një fazë thelbësore në luftën kundër Covid, paralajmëroi Organizata Botërore e Shëndetësisë,

“Ka ardhur koha të marrim vendime të ashpra për të mbrojtur personat që janë më të rrezikuar, për të vazhduar mësimin në shkolla edhe nëse duhet të sakrifikojmë gjëra të tjera,” tha drejtori i urgjencës së OBSH-së, Michael Ryan.

“Europa po hyn në një periudhë në të cilën njerëzit do të fillojnë të qëndrojnë në ambiente të mbyllura. “Rastet do të rriten,” tha Ryan.

“Duhet të bëhen kompromise, në mënyrë që të rinjtë dhe të moshuarit të vazhdojnë jetën sociale, tha ai. “Mënyra e vetme është që të rinjtë të ruajnë distancën për të ndihmuar në uljen e rasteve.”

“Çfarë është më e rëndësishme? “Rikthimi i fëmijëve në klasa apo hapja e klubeve të natës dhe lokaleve?”, tha ai.

Sipas OBSH-së, njerëzit nën moshën 20 vjeç përbëjnë më pak se 10% të rasteve dhe më pak se 0.2% të viktimave. Mbyllja e shkollave duhet të shihet si mundësi e fundit, tha drejtori i përgjithshëm i organizatës Tentros, Ananom Gebregesous.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco