Indi/ 5 milion të infektuar, spitalet drejtë kolapsit nga mungesa theksuar e oksigjeni

Indi/ 5 milion të infektuar, spitalet drejtë kolapsit nga mungesa theksuar e oksigjeni

10:10, 16/09/2020

Numri i të infektuarve ka arritur në 5 milion persona në Indi ndërsa spitalet po përballen me një mungesë të vazhdueshme oksigjeni.

Në shtetet e mëdha të Maharashtra, Gujarat dhe Uttar Pradesh, që janë gjithashtu nga më të prekurit nga virusi, kërkesa për oksigjen është trefishuar, thanë mjekët dhe zyrtarët qeveritarë, duke bërë thirrje urgjente për ndihmë.

Ministria e shëndetësisë raportoi 90,123 infeksione të reja të mërkurën, duke e çuar numrin totale të infektimeve në 5.02 milion.

Numri i të vdekurve nga COVID-19 është 82,066, me 1,290 vdekje të regjistruara në 24 orët e kaluara.

Të paktën 6% e gati 1 milion rasteve aktive të Indisë kanë nevojë për të oksigjenit, u tha gazetarëve zyrtari i ministrisë së shëndetësisë Rajesh Bhushan

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco