Rritet përsëri numri i rasteve ditore të koronavirusit në Gjermani

Rritet përsëri numri i rasteve ditore të koronavirusit në Gjermani

08:38, 16/09/2020

Instituti gjerman për sëmundje ngjitëse “Robert Koch” ka njoftuar se gjatë 24 orëve të kaluara në Gjermani janë shënuar 6 të vdekur nga koronavirusi. Një ditë më parë u shënuan 12 viktima.

Në këtë mënyrë, numri i përgjithshëm i viktimave të sëmundjes së re në ekonominë më të fuqishme evropiane shkoi në 9,368, shkruan The Guardian.

Përpos rasteve fatale, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 1,901 infektime të reja dhe shifra e përgjithshme e të prekurve shkoi në 263,663. Një ditë më parë u shënuan 1,407 raste.

Ndryshe, qeveria gjermane tashmë i ka larguar kontrollet kufitare me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe me disa vende të tjera.

Ndonëse është në mesin e shteteve evropiane me numrin më të lartë të personave të infektuar, Gjermania ka regjistruar shumë më pak viktima se Britania e Madhe, Franca, Italia e Spanja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco