Briatore habit me eksperiencën e tij me Covid-19, ja çfarë thotë

Briatore habit me eksperiencën e tij me Covid-19, ja çfarë thotë

08:14, 16/09/2020

Flavio Briatore ka vendosur të tregojë se si ndihesh kur je i infektuar me Covid-19.

 Sipërmarrësi, i cili doli pozitiv më 25 gusht, tani është rikuperua dhe është kthyer në Monte Carlo.

Së fundmi ai përmes një video në profilin e tij zyrtar në Instagram foli për bindjen e tij dhe betejën me virusin:

"Unë nuk dua të minimizoj sëmundjen - tha ish- menaxheri i Renalut - vitin e kaluar isha shumë i sëmurë, kisha pneumoni për të cilën isha i shtruar në San Raffaele, asgjë e krahasueshme me atë se si kam qenë në këto 24 ditë ”.

Këto janë fjalët e biznesmenit piemontez, i cili dha dhe një mesazh shprese:

 "Unë isha në spital për 4 ditë, më pas u ndoqa në shtëpinë e Daniela Santanchè. Unë mendoj se është një detyrë të tregoj përvojën time, sepse e kuptova atë tani që Covid-19 mund të mposhtet dhe histeria kolektive psikologjike nuk duhet të ushqehet ".

Briatore vazhdoi më tej:

 "Nga Covid-19  ju mund të shëroheni, sigurisht që na bën të pambrojtur, por unë ju them se mund të shërohet. Kam qenë i sëmurë për dy ditë thënë ndryshe shumë më pak se pneumonia - theksoi ai. Koronavirusi është një problem shumë i fortë, por në Itali ka një problem më të madh: ne jemi një vend ziliqar, xheloz dhe i lig. Unë nuk dua as të kujtoj se çfarë kanë thënë gazeta të caktuara ".

Sipërmarrësi 70-vjeçar vazhdoi me mendimet e tij:

"Beteja jonë është të kthehemi në punë, të vazhdojmë jetën normale dhe të sigurohemi që ky virus të mos na bëjë të vdesim nga uria. Ne duhet të ndjekim rregullat që mjekët vendosin - tha ai - duke përfshirë një maskë, lani duart, mbani distancën kur ka njerëz, por vendi duhet të rifillojë. Unë besoj se buletinet duhet të bëhen një herë në javë. Edhe kur buletinet janë pozitivet i kthejnë ato në negative. Ne duhet të përballemi seriozisht dhe me vendosmëri me koronavirusin por duhet të rifillojmë prodhimin dhe bisedimet për probleme konkrete ".

 Në fund, Briatore sulmoi qeverinë, duke pretenduar se ishte zhvilluar një fushatë kundër tij për të "devijuar vëmendjen e njerëzve".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco