Mbi 2 mijë raste aktive me Covid 19 në Kosovë, 11.784 të shëruar që nga fillimi

Mbi 2 mijë raste aktive me Covid 19 në Kosovë, 11.784 të shëruar që nga fillimi

23:27, 15/09/2020

Sot në Kosovë janë regjistruar edhe 71 raste të reja me koronavirus, ndërsa 199 pacientë janë shëruar.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare dhe në laboratoret private janë testuar gjithsej 608 mostra prej nga kanë dalë këto rezultatet.

Me 199 pacientë të shëruar gjatë 24 orëve të fundit, numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot ka shkuar në 11,784 raste.

Në Kosovë aktualisht janë 2378 raste aktive me Covid 19.

Njoftimi i IKSHPK-së:

199 TË SHËRUAR DHE 71 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe në laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 608 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 71 raste pozitive. Brenda 24 orëve është raportuar 1 rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Numri total i rasteve pozitive është 14.763 raste nga 59.033 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 601 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 199 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 11.784 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.378.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 20 raste, komuna Skenderaj 6 raste, komuna Ferizaj 4 raste, komuna Gjilan 4 raste, komuna Pejë 4 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Prizren 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Fushë Kosovë 2 raste, komuna Gjakovë 2 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Mitrovicë 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Malishevë, Shtime dhe Suharekë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco