Italia konfirmon 9 viktima dhe 1229 raste të reja me COVID-19 në 24 orë

Italia konfirmon 9 viktima dhe 1229 raste të reja me COVID-19 në 24 orë

17:34, 15/09/2020

Gjatë 24 orëve të fundit, janë regjistruar 9 viktima nga koronavirusi sipas autoriteteve shëndetësore italiane.

Totali i vdekjeve që nga fillimi i emergjencës shëndetësore është rritur në 35.633 viktima.

Gjithashtu sot u regjistruan edhe 1229 raste të reja pozitiv, (dje ishin 1008) duke e rritur në një total prej 289 990 të prekurish nga Covid.

Në Rajonin e Lombardisë gjatë 24 orëve të fundit u raportua për 2 viktima dhe 176 raste të reja pozitiv.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve në Rajon ka shkuar në 16.903 kurse totali i rasteve pozitive, që prej fillimit të pandemisë, është rritur në 103640.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco