Numër i lartë i të shëruarve nga coronavirusi

Numër i lartë i të shëruarve nga coronavirusi

15:20, 15/09/2020

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shëruar 199 pacientë të infektuar me coronavirus, duke e çuar kështu numrin total të të shëruarve në 11,784.

Po ashtu përmes raportit 24 orësh të IKSHPK-së, bëhet e ditur se janë konfirmuar edhe 71 raste të reja pozitive

Kurse një pacient ka humbur betejën me coronavirus, duke e çuar shifrën totale të vdekjeve në 601.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve është 14,763, ndërsa numri i rasteve aktive është 2,378.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco