Sanitarja del me koronavirus, pezullohet mësimi në shkollën ...

Sanitarja del me koronavirus, pezullohet mësimi në shkollën ...

14:40, 15/09/2020

Pezullohet mësimi në shkollën Papa Kristo Negovani në Ersekë, pasi rezultoi pozitive me Covid-19 sanitarja e kësaj shkolle.

Mësohet se situata do jetë e tillë pasi të dalin përgjigjet e tamponëve të marrë. Dyshohet se 12 mësues janë të prekur me Covid në këtë qytet.

Duke dashur të ruajë identitetin, një mësues shprehet se fillimisht pozitiv me virus ka dalë pastruesja e shkollës.

Ai shton se 10 mësues të institucionit arsimor janë përzgjedhur dhe pasi kanë kryer tamponin janë izoluar pa marrë përgjigje nga testimet.

Mësuesi kërkon që të gjithë t’i nënshtrohen kryerjes së tamponit pasi 20 mësues dhe dy sanitare nuk i janë nënshtruar testimit, ndërsa mësimi vijon ende normalisht dhe pas lajmit që regjistron një shifër të lartë të mësuesve të prekur në këtë qytet. /Faxnews

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco