Berat/ Konfirmohen 14 raste me koronavirus, mes tyre mësues dhe punonjës në burgje

Berat/ Konfirmohen 14 raste me koronavirus, mes tyre mësues dhe punonjës në burgje

11:31, 15/09/2020

Në qytetin e Beratit vijon ende lufta me Covid-19. Mësohet se ditën e djeshme janë konfirmuar 14 raste pozitive me koronavirus.

Të prekurit nga pandemia janë një punonjëse administrate në Burgun e Beratit, një punonjëse fasonerie e moshës 38-vjeçare, dy mësues, konkretisht njëri i një shkolle 9-vjeçare në Berat dhe tjetri i një shkolle në fshatin Poshnje në Urën-Vajgurore, ndërsa rastet e tjera mësohet të jenë nga kontaktet e mëparshme.

Pas kësaj instancat përkatëse kanë nisur me dezinfektimin e ambienteve ku janë konstatuar rastet, kurse të infektuarit janë vetëkarantinuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco