Aeroporti Italian fiton çmimin e parë në botë me ‘5 yje’ anti-Covid 19

Aeroporti Italian fiton çmimin e parë në botë me ‘5 yje’ anti-Covid 19

09:44, 15/09/2020

 

Pandemia e Covid 19 ka goditur të gjithë sektorët industrial në botë, kompanitë e fluturimit kanë raportuar humbje të jashtëzakonshme nga ndalimi i fluturimeve si pasojë e masave të marra në izolimin dhe mbrojtjen nga infektimi me koronavirus.

Aeroporti Fiumicino i Romës është bërë aeroporti i parë në botë që fiton "Vlerësimin e Aeroportit 5-Yje COVID-19" nga Skytrax, një organ vlerësimi i industrisë ndërkombëtare të aeroportit.

Megjithëse Skytrax është më i njohur për renditjen e tij vjetore të aeroporteve më të mira në botë , kriza globale Covid-19 e bëri organizatën të dalë me një përcaktim për higjienën e aeroportit.

Sipas një njoftimi nga Skytrax, organizata e bazoi vlerësimin e saj në "një kombinim të kontrolleve të efikasitetit procedural, analizës së vëzhgimit vizual dhe testeve të marrjes së mostrave ATP".

Aeroporti Fiumicino (FCO), i njohur gjithashtu si Aeroporti Ndërkombëtar Leonardo Da Vinci, është aeroporti më i ngarkuar në Itali.

Më 1 shtator, aeroporti hapi një qendër testimi Covid prej 7,000 metrash katrorë, e cila administrohet bashkë me Kryqin e Kuq Italian.

Por jo vetëm testimi i organizuar, i shpejtë, që Skytrax vuri në dukje në rishikimin e tij të FCO. Aeroporti shënoi pikë për të pasur shenja të lexueshme lehtë në shumë gjuhë, zbatimin e rreptë të veshjes së maskave, dhe efikasitetin falë konsolidimit të të gjitha fluturimeve hyrëse dhe dalëse në një terminal të vetëm për gjurmim më të lehtë.

Deri më tani, Skytrax - zyra qendrore e të cilit është në Mbretërinë e Bashkuar - ka qenë në gjendje të monitorojë vetëm aeroportet evropiane.

Përveç renditjes me pesë yje të FCO-së, tre aeroporte të tjerë janë vlerësuar me tre yje për përgjigjen e tyre Covid - Aeroporti Málaga-Costa del Sol (AGP) në Spanjë, Aeroporti  i Côte d'Azur (NCE) në Francë dhe Heathroë i Londrës ( LHR).

Sipas sistemit të vlerësimit Skytrax , pesë yje tregojnë "standarde shumë të larta të pastërtisë dhe procedurave të mirëmbajtjes së aeroportit", ndërsa katër yje janë "të mirë" dhe tre "mesatare". Dy yje, vlerësimi më i ulët i mundshëm, do të thotë që protokollet anti-Covid të aeroportit "kanë nevojë për punë".

Skytrax shpreson të vlerësojë aeroportet në Amerikën e Veriut, Lindjen e Mesme dhe Azinë në vjeshtën e vitit 2020./ CNN/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco