Covid-19/ Imunologu fitues i çmimit Nobel, optimist në luftën kundër koronavirusit

Covid-19/ Imunologu fitues i çmimit Nobel, optimist në luftën kundër koronavirusit

08:48, 15/09/2020

Imunologu dhe fituesi i çmimit Nobel në Mjekësi Jules Hoffmann është optimist në luftën kundër koronavirusit.

'Nëse jemi të kujdesshëm, nuk do të ketë nevojë për një izolim të ri’ është shprehur Hoffman.

Për imunologun virusi do të qarkullojë derisa në treg të dalë vaksina.

‘Unë mendoj se me hyrjen e Krishtlindje do të dalë vaksina por që do të bëhet e disponueshme në fund të vitit 2021.

‘Nuk do të flisja për valën e dytë. Në Kinë nuk ndodhi për shembull’ shtoi ai në një  konferencë në Milano.

Në rihapjen e shkollave, Hoffmann u dha besim kolegëve të tij italianë dhe, në çdo rast, kujtoi  se "fëmijët janë më pak të ndjeshëm ndaj infeksionit sesa të moshuarit".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco