India shënon mbi 83,000 raste me Covid-19 për një ditë

India shënon mbi 83,000 raste me Covid-19 për një ditë

08:49, 15/09/2020

India i ka regjistruar 83,809 raste të reja të koronavirusit të dielën, që është numri më i lartë ditor që nga fillimi i pandemisë.

Kështu, numri i përgjithshëm i personave të prekur nga Covid-19 në këtë shtet shkoi në 4.93 milionë, shkruan The Guardian

Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 1,054 viktima dhe shifra e përgjithshme e të vdekurve shkoi në mbi 80,000 persona.

India ndodhet e dyta në botë për numrin më të lartë të personave të infektuar, ndërsa në vendin e parë vazhdojnë të mbeten Shtetet e Bashkuara.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco