Zemaj: Kemi rënie të rasteve, por duhet të kemi kujdes

Zemaj: Kemi rënie të rasteve, por duhet të kemi kujdes

15:19, 14/09/2020

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se ka një ulje të rasteve të infeksionit, e po ashtu edhe rasteve spitalore. Por ai ka bërë thirrje që të vazhdojë respektimi i masave që të mos ketë rritje të infeksionit.

Zemaj gjatë konferencës për media ka thënë se ky vit shkollor po e gjen Kosovën me një ulje të rasteve të infeksionit.

“Ky rifillim i pjesërishëm i vitit shkollor konsiston me situatën epidemiologjike. Më lejoni të them se i urojmë gjithë fëmijëve, prindërve, mësimdhnësve punë të mbarë, në një situatë që kërkon përgjegjësi , disiplinë, por mbi të gjitha përkushtim në zbatimin e masave, rekomandimeve, udhëzimeve edhe porotokolleve të miratuara që janë obligative për të mos u rritur rastet dhe të kemi raaste me fatalitet”, ka thënë Zemaj. “Kemi rënie të rasteve të infeksionit, lehtësim të madh të rasteve spitalore, kemi frymëmarrje të lehtë të shërbimeve e që ofron personeli shëndetësor”.

Ai ka treguar se ka pasur takime me vendet e rajonit dhe po ashtu po përcillet situata epidemiologjike në shtetet tjera perëndimore.

“Jemi në vlerësim të masave, do të bëjmë vlerësim të masave të lëvizjes së qytetarëve nga këto vende, për të ruajtur stabilitetin dhe për të pasur situatën në kontroll”, ka thënë Zemaj. “Ne bëjmë thirrje sot që ta shtohet kujdesi dhe të mos lejohet të kemi rritje të infeksionit, që do të na detyronte në ndonjë mbyllje eventuale. Angazhimet do të shtohen, personeli mbikqyrës do të shtohet. 75 profesionistë do t’i bashkohen Inspektoratit Sanitar me financim nga Banka Botërore”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco