Covid-19 /OBSH jep paralajmërimin e frikshëm për valën e dytë

Covid-19 /OBSH jep paralajmërimin e frikshëm për valën e dytë

11:45, 14/09/2020

Ata që shpresuan se më e keqja është hedhur krahëve do të duhet të ndryshojnë mendim.

Tetori dhe nëntori do të jenë muajt më të vështirë në frontin e Covid-19.

‘Do të ketë një bum rastesh dhe ne gjithashtu do të përballemi me një numër të lartë vdekjesh’ është shprehur Hans Kluge drejtor i sektorit Evropian të Organizatës Botërore të Shëndetsisë i cili lë pak vend për iluzione.

Në një intervistë me agjensinë franceze AFP Klug deklaroi se edhe pse aktualisht jemi përballë numrit të lartë të të infektuarëve me Covid-19 ndërsa ai i vdekjeve është i qëndrueshëm më e keqja pritet të vijë.

‘Ne jemi në një kohë kur njerëzit nuk duan të dëgjojnë këto lajme'

Në këtë drejtim midis të hënës dhe të martës OBSH do të mbledhë delegatë nga pesëdhjetë shtete evropiane për të diskutuar strategjinë që do të miratohet përmes një plani pesë-vjeçar.

Ndërsa janë shumë të bindur se vaksina do t’i japë fund pandemisë, hulumtimi është ende në vazhdim.

‘Është e parakohshme për ç’ekulibër- vazhdon Kluge- ne nuk e dimë nëse një vaksinë e mundshme do të jetë për gjithë popullatën. Gjetjet janë të përziera: në disa pozitive, në të tjerët më pak. Për më tepër kur të kemi një vaksinë do të jetë  problem vëllimi i porosive dhe i shpërndarjes’ duke shtuar këshillën :Zgjidhja më e mirë është të mësojmë të jetojmë me virusin të ndalojmë përhapjen e tij dhe kjo varet vetëm nga ne.

Një paralajmërim tjetër nga OBSh ka të bëjë me menaxhimin e epidemisë.

 ‘Ne duhet të lëmë menjëanë politikën dhe të menaxhojnë situatën sipas studimit të të dhënave epidemiologjike. Të bësh të gjithë të lumtur është e pamundur në disa vende mjekët duhet tu nënështrohen vendimeve politike, ndërsa ne duhet të merremi me skepticizmin e njerëzve dhe kjo është e rrezikshme’ u shpreh Kluge.

Ndërsa në fund Kluge jep mendimin e tij dhe për fillim e vitit të ri shkollor:

'Disa mund të duhet të duhen të mbyllen përkohësisht në zonat veçanërisht të ku numri i të infetkuarëve rritet dita –ditës.'

Këto fjalë të Kluge bien në një realitet botëror pasi sot është regjistruar numri më i lartë i të të infektuarëve në 24 orë, 307.930 që nga fillimi i epidemisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco