Australia regjistron numrin më të ulët me infektime nga koronavirusi pas gati 3 muajve

Australia regjistron numrin më të ulët me infektime nga koronavirusi pas gati 3 muajve

11:42, 14/09/2020

Australia ka raportuar numrin më të ulët me infeksione pas gati 3 muajve pasi autoritete filluan të lehtësojnë masat e ashpra që ishin marrë në parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Gjatë 24 orëve të fundit në Australi janë raportuar 36 raste të reja me Covid 19 shifër që nuk ishte regjistruar që nga 26 qershori ku u regjistruan 37 raste me koronavirus.

Me zvogëlimin e numrit të infeksioneve të reja, epiqendra e shpërthimit të fundit të Australisë, shteti Victoria, ka filluar zbutjen e kufizimeve, duke lejuar lëvizjen dhe zgjatjen e fashave orare për njerëzit.

Në Queensland virusi është mundur por akoma ka konfuzion në drejtuesit e shtetit nëse duhet të lejohet udhëtimi në zonat e tjera të vendit nga frika e infektimeve.

Që nga fillimi I pandemisë Australia ka regjistruar gjithsej 27,000 infeksione të reja me koronavirus dhe 817 vdekje

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco