Këto janë të gjitha qytetet e fshatrat ku u konfirmuan rastet e reja me koronavirus

Këto janë të gjitha qytetet e fshatrat ku u konfirmuan rastet e reja me koronavirus

15:11, 13/09/2020

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka publikuar të dhënat e fundit rreth situatës me COVID-19 në vend

Në 24 orët e fundit në Kosovë kanë vdekur 7 persona të infektuar me koronavirus, janë shëruar 163 të tjerë ndërkaq janë shënuar edhe 71 raste të reja.

Komuna me më së shumti raste vazhdon të jetë Prishtina, me 13 persona të konfirmuar pozitivë, duke pasuar nga Ferizaj me 7.

“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 13 raste, komuna Ferizaj 7 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Gjakovë 4 raste, komuna Podujevë 4 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Rahovec 4 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Gjilan 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Vushtrri 3 raste, komuna Dragash 2 raste, komuna Mitrovicë 2 raste dhe me nga një rast komunat Drenas, Hani i Elezit, Kamenicë, Klinë, Lipjan, Malishevë, Mamushë, Shtime dhe Suharekë”, njofton IKSHP.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco