IKSHPK: Çdo rast i dyshimtë te nxënësit do të hulumtohet dhe gjurmohet menjëherë

IKSHPK: Çdo rast i dyshimtë te nxënësit do të hulumtohet dhe gjurmohet menjëherë

14:29, 13/09/2020

Instituti Kombëtar ka uruar  të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit për fillimin e vitit të ri shkollor 2020/2021, duke rekomanduar zbatimin e rregullave te reja në shkollë për ruajtjen e shëndetit.

IKSHPK thotë se është në mbikëqyrje të vazhduar të situatës epidemiologjike e në veçanti prioritet e ka shëndetin e fëmijëve.

“Çdo shkollë do ta përcjellë shëndetin e çdo nxënësi përmes Task Forcës së saj dhe Task Forcës komunale duke bërë të mundur identifikimin në kohë reale. Çdo rast i dyshimtë i sëmundjes te fëmijët do të hulumtohet dhe gjurmohet menjëherë. Shëndet të gjithëve”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Instituti Kombëtar i uron të gjithe? nxe?ne?sve dhe me?simdhe?ne?sve vitin e ri shkollor 2020/2021, duke rekomanduar...

Posted by Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës on Sunday, September 13, 2020

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco