'Tri vaksina anti - COVID të financuara nga SHBA, në fazën e fundit të testimeve'

'Tri vaksina anti - COVID të financuara nga SHBA, në fazën e fundit të testimeve'

10:43, 13/09/2020

Ambasada amerikane në Tiranë njoftoi sot se tre vaksina kundër Covid-19 të financuara nga Shtetet e Bashkuara kanë hyrë në fazën e tretë të testimeve klinike, hapi i fundit drejt krijimit të një vaksine të sigurt dhe efektive para miratimit nga qeveria.

Nderkohë që vaksinave zakonisht iu duhen vite për t'u përfunduar, përmes operacionit Warp Speed, administrata po investon miliarda dollarë për të përshpejtuar krijimin, prodhimin dhe shpërndarjen e tyre.

Dhjetra mijëra njerëz janë ofruar të testojnë vaksinën në mënyrë vullnetare, për t'u siguruar që ato të jenë të sigurta dhe efektive para se të aprovohen për përdorim të gjerë," ka bërë të ditur ambasada.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco