2.705 raste aktive me Covid-19 në Kosovë

2.705 raste aktive me Covid-19 në Kosovë

09:07, 13/09/2020

Para gjashtë muajve në Kosovë u shënuan dy rastet e para me Covid 19. Sot gjashtë muaj pas, vendi numëron afër 600 të vdekur e 14 mijë e 239 persona të prekur nga koronavirusi. Raste aktive janë 2 mijë e 705 raste.

Por me 13 mars, atëhere kur Kosova shënpi rastet e para me Covid 19, të prekurit ishin një nga Klina e një nga qyteti i Vitisë.

Që nga ajo kohë, gjithsej 14 mijë e 566 persona në Kosovë janë infektuar me këtë virus, nga 57 mijë e 239 persona të dyshimtë.

Deri më sot, zyrtarisht si pasojë e koronavirusit kanë vdekur 589 persona. Ndërkohë janë shëruar 11 mijë e 272 persona nga të infektuarit. Numri i rasteve aktive është 2 mijë e 705.


Ditëve të fundit në vend është shënuar rënie e lehtë e rasteve me COVID-19, megjithatë shifrat e të vdekurve akoma mbeten shqetësuese.

Rënia e numrit të rasteve është cilësuar si shumë pozitive nga akterë të institucioneve shëndetësore, të cilët thonë se Kosova tani qëndron më mirë se vendet e rajonit.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) njoftoi të shtunën e 12 shtatorit se tre persona kanë vdekur nga sëmundja COVID-19, që e shkakton koronavirusi.

Sipas IKSHPK-së, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 70 të infektuar me koronavirus. Numri i ri i rasteve vjen pas testimit të 633 mostrave.

Në raportin e IKSHPK-së thuhet se edhe 122 pacientë janë shëruar, ndërkaq numri i rasteve aktive është 2,705.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco