6 muaj/Covid-19 shkakton rreth 1 milion viktima dhe 27 milionë të infektuar

6 muaj/Covid-19 shkakton rreth 1 milion viktima dhe 27 milionë të infektuar

19:21, 11/09/2020

Sot bëhen gjashtë muaj që kur koronavirusi u shpall si një pandemi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Më 11 mars, shefi i OBSH-së Dr Tedros Adhanom Ghebreyesus u shpreh se ishte i shqetësuar nga niveli alarmant i mosveprimit nga qeveritë e shteteve.

Ai u bëri thirrje atyre të ndryshonin rrjedhën e shpërthimit duke ndërmarrë masa urgjente dhe agresive ndaj këtij armiku të padukshëm.

“Disa vende kanë treguar se ky virus mund të shtypet dhe të kontrollohet”– tha ai.

Vetëm disa orë më vonë nga thirrja e tij, Italia njoftoi bllokimin e të gjithë vendit. Italia  dhe Irani ishin epiqendra e shpërthimit në atë kohë, ndërsa Kian dhe Koreja e Jugut kishin kaluar tashmë rrezikun e tyre.

Pikërisht, gjashtë muaj më vonë, rastet e të infektuarve po rriten në shumë vende. Disa vende që arritën të kontrollojnë numrin e rasteve tani po përballen me një rritje përsëri.

Më shumë se 27 milion raste janë konfirmuar globalisht dhe numri i personave që kanë humbur jetën është afër një milion. SH.B.A deri tani ka numrin më të lartë të vdekjeve me më shumë se 191.000 persona, ndiqet nga Brzili, India dhe Meksika.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco