SHKK nga e hëna vazhdon me lehtësimin e masave ndaj COVID-19 për të burgosurit

SHKK nga e hëna vazhdon me lehtësimin e masave ndaj COVID-19 për të burgosurit

14:05, 10/09/2020

Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK), ka bërë të ditur se nga dita e hënë do të fillojë me hapat e radhës të lehtësimit të masave mbrojtëse ndaj COVID-19 në institucionet korrektuese.

SHKK përmes një komunikate për media ka njoftuar se nga 14 shtatori do të filloi me lejimin e vikendeve për të dënuarit, e po ashtu për vizitat familjare do të lejoi dy (2) persona të rritur dhe fëmijët (fëmijët nuk kufizohen).

“Gjatë vizitës së tyre, secili familjar është i obliguar të dezinfektohet në hyrje të institucioneve korrektuese, e po ashtu me vete të bartë edhe maskë mbrojtëse. Shërbimi Korrektues i Kosovës ka filluar lehtësimin e masave në bashkëpunim me Departamentin e Shëndetësor të Burgjeve”, thuhet në njoftim.

Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdojë bashkërendimin institucional me institucionet relevante të Republikës së Kosovës dhe do të mbajë të informuar opinionin publik dhe familjarët e të burgosurve rreth hapave në vazhdim. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco