Vala e dytë e pandemisë/ Franca do të përballet me vështirësi në të ardhmen

Vala e dytë e pandemisë/ Franca do të përballet me vështirësi në të ardhmen

12:42, 10/09/2020

Komiteti shkencor ndaj Covid-19 në Francë thotë se qeveria po përballet me vendime të vështira pasi regjistroi numrin e dytë më të lartë të rasteve të reja (+8,557) ditën e fundit

Komiteti tha se niveli i koronavirusit në vend ishte "shqetësues" dhe se qeveria "do të detyrohet të marrë një numër të caktuar vendimesh të vështira ... në 8-10 ditët e ardhshme më së shumti".

Jean-François Delfraissy, kreu i komitetit u tha gazetarëve:

“Franca tani është në një nivel shqetësues që nuk është shumë larg Spanjës me një vonesë prej ndoshta dy javësh, dhe shumë më e rëndë se Italia.”

Ai tha se fakti që rastet e reja ende nuk e kishin mbingarkuar sistemin shëndetësor të vendit mund të ketë krijuar një "ndjenjë false të sigurisë".

Numri i pranimeve në spital u rrit me 386 në 24-orët e mëparshme dhe 71 të tjerë u shtruan në kujdesin intensiv. Përqindja e testeve pozitive është rritur në 5.2%.

Katër rajone u goditën veçanërisht: Ile-de-France (Paris i madh) Provence-Alpes-Côte-d'Azur, l'Occitanie dhe Auvergne-Rhone Alpes.

Presidenti Emmanuel Macron dhe kryeministri, Jean Castex - i cili sapo ka filluar shtatë ditë vetë-izolim pasi kaloi kohë me shefin e Tour de France, Christian Prudhomme, i cili u infektua nga Covid-19 - kanë thënë se një bllokim i përgjithshëm do të ishte një katastrofë ekonomike për Francën dhe se vendi ndoshta po shikon masa më të rrepta rajonale.

Skema e punës në Francë në të cilën punëtorët e pushuar përkohësisht paguhen 84% të pagës së tyre ka të ngjarë të ruhet deri në verën e ardhshme, tha Elisabeth Borne, ministrja e punës, këtë mëngjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco