Numra pikantë nga Suedia: vetëm 13 të sëmurë në kujdes intensiv

Numra pikantë nga Suedia: vetëm 13 të sëmurë në kujdes intensiv

10:48, 10/09/2020

BILD

Asnjë vend nuk është kritikuar më shumë se Suedia për strategjinë e zgjedhur për koronavirusin.

Por të dhënat aktuale tregojnë: refuzimi për të hyrë në izolim mesa duket nuk e ka destabilizuar mbretërinë nordike.

Autoritetet shëndetësore thonë se gjatë dhjetë ditëve të fundit kanë regjistruar vetëm një vdekje në ditë. Në të gjithë Suedinë me 10 milionë banorë, janë aktualisht vetëm 13 pacientë me korona në kujdes intensiv.

Për krahasim: në Gjermani janë 227 pacientë që po trajtohen në shërbim intensiv, në Francë ishin dje 326. Të dy vendet kanë aplikuar masa më të rrepta izolimi se Suedia.

Por, në krahasim me vendet fqinje si Finlanda, Danimarka dhe Norvegjia, të dhënat e Suedisë janë më të këqija.

Akoma në Suedi ka një diskutim: a duhen fajësuar masat e lehta?

Jo, thonë shkencëtarët e universitetit George Mason në Virxhinia të SHBA në një studim eksploziv.

Ata pretendojnë: nuk ishin masat e lehtësuara përgjegjëse për vdekjet, por valët e gripit gjatë viteve të shkuara në Suedi.

Në vitet 2018/2019, Suedia kishte më pak vdekje se fqinjët nordikë. Pasoja ishte se në fillim të pandemisë, një numër i madh njerëzish të dobët vdiqën nga korona në Suedi. Ata nuk do i kishin mbijetuar gjithsesi një sezoni gripi të ashpër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco