Covid-19/ Në Meksikë po mbarojnë çertifikatat e vdekjes, mjekët e kthejnë në biznes mungesën e tyre

Covid-19/ Në Meksikë po mbarojnë çertifikatat e vdekjes, mjekët e kthejnë në biznes mungesën e tyre

09:34, 10/09/2020

Në disa shtete në Meksikë po mbarojnë çertifikatat e vdekjes për shkak të rritjes së numrit të të vdekurëve nga Covid-19.

Siaps të dhënave zyrtare lëshuar javën e kaluar Covid-19 ka shkaktuar mbi 66.850 vdekje ndërsa numri i të infektuarëve kap shifrën 623.090.

Tre shtete në vështirësi- Një emergjencë e vështirë për tu menaxhuar kryesisht në tre shtete: Baja California, Mexico City dhe Shteti i Meksikës (një shtet federal në jug-qendër të vendit). Vetëm të premten e kaluar zëvëndës ministri meksikan i shëndetësisë dhe për menaxhimin e urgjencës shëndetësore, epidemiologu Hugo Lopez-Gatell, njoftoi se shteti do të shtypte 1.1 milion certifikata të reja dhe se tashmë kishte filluar shpërndarjen e tyre veçanërisht në këto tre shtete.  

Rreziku shëndetsor- Kjo nuk është vetëm një çështje burokratike. Pa çertifikatë nuk mund të varroset i ndjeri dhe për pasojë krijon rreziqe të mëdha shëndetësore. Familjet po vuajnë ngaqë nuk janë në gjendje tu japin lamtumirën e fundit të dashurëve të tyre dhe ceremonitë e varrimit dalëngadalë po grumbullohen. “Disa familje i mbajnë trupat në shtëpi për katër ose pesë ditë’ është shprehur një pronar i shtëpisë funerale, në një qytet në veri të Meksikës.

Përgjegjësia- Sipas Shtetit të Meksikës përgjegjësia do ti atribuohet ekskluzivisht shkallës së pandemisë e cila ka shkaktuar një rritje të vdekjeve që tejkalojnë çdo parashikim. Çdo vit, qeveria meksikane shtyp dhe shpërndanë rreth 900,000 certifikata vdekjeje që janë të numëruara dhe të koduara për të shmangur mashtrimet. Nga këto, rreth 750 mijë janë përdorur ndërsa midis 100 apo 150 mijë kanë mbetur. Për të rregulluar problemin, Shtetet e Meksikës vendosën të përdorin certifikatat e mbetura nga vitet e kaluara ose t'i huazonin ato nga shtetet fqinje.

Kthehet në biznes- Ky version konfirmohet gjithashtu nga shtëpitë e vogla funerale më Meksiko Citta i cili deklaroi në mars se çertifikatat kishin mbaruar tashmë dhe se mjekët kanë filluar të përdorin ato që kishin mbetur vitet e fundit. Mungesa e çertifikatave ka bërë që ata që i posedojnë e kanë kthyer në biznes. Disa mjekë në vend që ti plotësojnë falas ato i shesin me çmimin e kripur 200 ose 400 dollar për një copë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco