Infermierja dëshmon për vetvrasjen e 29-vjeçarit me COVID: Po merrja medikamentin kur ...

Infermierja dëshmon për vetvrasjen e 29-vjeçarit me COVID: Po merrja medikamentin kur ...

14:25, 13/08/2020

Efektivë të komisariatit numër 1 në kryeqytet kanë marrë në pyetje disa  pjesëtarë të stafit mjekësor të spitalit “Shefqet Ndroqi”, pas ngjarjes së rëndë, që ndodhi mesnatën e sotme, ku 29 vjeçari Xhino Koça u hodh nga kati i 3 i godinës dhe si pasojë gjeti vdekjen.

Mes bluzave të bardha, ka dëshmuar edhe infermierja që prej ditësh kishte ndjekur pacientin 29 vjeçar nga Durrësi, njofton Abcnews.

Burime pranë Policisë thanë se infermierja deklaroi se nuk ka vënë re ndonjë shqetësim nga i riu. Ajo ka treguar më tej se kishte lëvizur nga dhoma për të marrë një medikament dhe kur ishte kthyer kishte parë dritaren e hapur dhe menjëherë kishte lajmëruar kolegët e saj.

Më herët, përmes një reagimi, spitali Universitar “Shefqet Ndroqi” konfirmoi se i riu ishte me COVID-19 dhe po trajtohej prej 4 ditësh, me terapinë e plotë të mjekimit dhe gjendja e tij ishte e stabilizuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco