Ja nga cilat komuna dhe fshatra u konfirmuan rastet e reja me Covid-19

Ja nga cilat komuna dhe fshatra u konfirmuan rastet e reja me Covid-19

16:40, 07/08/2020

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 181 raste të reja me koronavirus dhe se janë regjistruar tri raste të vdekjeve, shkruan Syri.net Kosova.

Bazuar në raportin e fundit të IKShP-së, edhe sot komuna me më së shumti raste është Prishtina, pasuar nga Prizreni, Podujeva dhe Gjilani.

“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 87 raste, komuna Prizren 13 raste, komuna Podujevë 12 raste, komuna Gjilan 11 raste, komuna Lipjan 9 raste, komuna Drenas 8 raste, komuna Viti 8 raste, komuna Fushë Kosovë 7 raste, komuna Obiliq 6 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Rahovec 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Graçanicë, Han i Elezit, Klinë, Kllokot, Malishevë, Mitrovicë, Skenderaj dhe Vushtrri”, thuhet në njoftim.

Me rastet e reja, numri i personave që janë konfirmuar me COVID-19 që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 9 mijë e 869, me gjithsej 303 raste të vdekjeve, të cilët kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

125 TË SHËRUAR DHE 181 RASTE ME COVID-19! Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në...

Posted by Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës on Friday, August 7, 2020

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco