Dyshonte se virusi ishte mashtrim/ I riu humb jetën pasi infektohet qëllimisht në ‘Covid-party’

Dyshonte se virusi ishte mashtrim/ I riu humb jetën pasi infektohet qëllimisht në ‘Covid-party’

17:27, 12/07/2020

Pasi mendonte se koronavirusi është mashtrim, një i ri në SHBA ka humbur jetën pasi mori pjesë në një nga të ashtuquajturat “Covid-party”.

Pacienti i cili ishte në të tridhjetat, identiteti i të cilit nuk është bërë publik, u sëmur rëndë dhe më pas humbi jetën në Spitalin Methodist Healthcare në San Antonio, Teksas, raportojnë mediat.

Përpara së të ndërronte jetë, pacienti i kishte thënë infermieres se kishte marrë pjesë në festë.

Organizime të tilla kanë nisur që të mbahen në vende të ndryshme në SHBA, ndërsa njerëzit rrezikojnë jetën për të parë nëse koronavirusi është i vërtetë apo jo.

Këto lloj festash organizohen nga dikush që është diagnostikuar me Covid-19 dhe në to marrin pjesë persona të shëndetshëm për të parë nëse mund ta marrin virusin.

Dr. Jane Appleby, drejtuesja e spitalit ku ai mori kujdes shëndetësor tha se fjalët e fundit të pacientit ishin: “Mendoj se kam bërë gabim. Mendova se ishte mashtrim, por nuk është.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco