Rastet me virus mund të shtohen/Gjilani në pritje të rezultateve për 100 mostra

Rastet me virus mund të shtohen/Gjilani në pritje të rezultateve për 100 mostra

19:42, 09/07/2020

Komuna e Gjilanit mund të ketë shtim të numrit të rasteve të reja me koronavirus, kjo është paralajmëruar nga kryetari Lutfi Haziri.

Haziri ka thënë se janë në pritje të rezultateve të 100 mostrave për COVID-19, shkruan Syri.net Kosova.

“Më 7 korrik janë marrë 33 mostra, më 8 korrik – 49 mostra, ndërkaq më 9 korrik – 18 mostra. Pritjet tona janë për një rritje sepse kemi njohuri për burimet dhe kontaktet e tyre”, ka shkruar Haziri në Facebook.

“Spitali i Gjilanit po i trajton 12 pacientë, ndërsa në Klinikën Infektive në Prishtinë, i kemi 2 qytetarë që po luftojnë COVID-19”, ka shtuar ai.

Postimi i plotë:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco