‘Maska me detyrim në ambiente publike’/ Komiteti Teknik i Ekspertëve: Masë parandaluese ndaj COVID-19

‘Maska me detyrim në ambiente publike’/ Komiteti Teknik i Ekspertëve: Masë parandaluese ndaj COVID-19

22:19, 08/07/2020

Ditën e sotme, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur mbajtjen me detyrim të maskave mbrojtëse në fytyrë në ambientet publike si një masë parandaluese të përhapjes së Covid-19.

Autoritetet kanë ndryshuar mendim për çështjen e maskave, teksa kujtojmë se edhe në fazën e hyrjes së pandemisë në vend, por edhe pas rasteve të para dhe deri vonë, autoritetet dhe qeveria, shpreheshin se nuk është i domosdoshëm përdorimi i tyre nëse ruhej distanca.

Gjeorgjina Kuli, njëra nga anëtaret e Komitetit Teknik të Ekspertëve, ka bërë të ditur lajmin për vendimin në fjalë, e cila tha se ‘mbajtja e maskave do të bëhet e detyrueshme në ambiente të mbyllura dhe me shumë njerëz’.

Gjithashtu ajo paralajmëroi se në rast se do të konstatohen persona që në ambiente të përcaktuara, nuk ndjekin protokollin, shkelësit e kësaj mase , do të gjobiten ndërsa bëri me dije se në ditët në vijim do futet në fuqi vendimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco