Këta janë zyrtarët dhe liderët botëror që u prekën me COVID-19

Këta janë zyrtarët dhe liderët botëror që u prekën me COVID-19

11:27, 08/07/2020

Pandemia e COVID-19 u përhap me shpejtësi të madhe në mbarë botën përgjatë tetë muajve të fundit, duke prekur pothuajse çdo kontinent dhe si rezultat u infektuan mbi 11.7 milionë njerëz në nivel global.

Megjithatë përgjigja e shteteve ndaj këtij virusi u komplikua në disa shtete, pasi krerët e vendeve të tyre u prekën nga coronavirusi duke ua pamundësuar vazhdimin e punës në kohën kur qytetarët e tyre kishin nevojë për përkrahje dhe ndihmë.

Më poshtë ju sjellim disa nga zyrtarët dhe liderët botërorë që u prekën nga COVID-19, ku në mesin e tyre është kryeministri britanik Boris Johnson, presidenti brazilian Jair Bolsonaro si dhe zëvendësministri iranian i Shëndetësisë, Iraj Harirchi.

Jair Bolsonaro (President i Brazilit)

Për muaj të tërë ka deklaruar haptazi se nuk beson në fuqinë shkatërruese të coronavirusit, madje duke e cilësuar si grip të lehtë, por ai dje ka rezultuar pozitiv në testin e COVID-19. E se coronavirusi është shumë i rrezikshëm, tregojnë të dhënat e fundit ku në vendin Jairs Bolsonaro –numri i të infektuarve dhe vdekurve si pasojë e infeksionit me COVID-19 është shumë i lartë.

Boris Johnson (Kryeministër i Britanisë së Madhe)

Kryeministri britanik rezultoi pozitiv në testin e COVID-19, pothuajse në periudhën e njëjtë kur pozitiv rezultoi edhe Sekretari i Shëndetësisë, Matt Hancock, duke u detyruar që punën t’ia dorëzoj përkohësisht Dominic Raab-it. Pas trajtimit në repartin e kujdesit intensiv, Boris Johnson rimori veten dhe u rikthye në zyrë për të vazhduar me trajtimin e krizës që kishte kapluar vendin e tij si pasojë e coronavirusit.

Michel Barnier (Kryenegociator i BE-së në çështjen e Brexit)

Prekja me COVID-19 në mars të këtij viti, bëri që Michael Barnier të pauzojë një kohë dhe bisedimet mes Brukselit dhe Londrës, të shtyhen për një kohë të pacaktuar.

Iraj Harirchi (Zëvendësministër iranian i Shëndetësisë)

Është një politikanët e parë nëpër botë që rezultoi pozitiv në testin e COVID-19. Bëhet fjalë për Iraj Harirchi, zëvendësministrin iranian të Shëndetësisë. Gjatë një paraqitje televizive ai është parë duke u djersitur dhe kollitur derisa i drejtohej kombit. Megjithatë, Iraj ishte shkaktuar se 8 për qind e deputetëve iranianë të infektohen me COVID-19, shkruan Independent.

Peter Dutton (Ministër i Punëve të Brendshme i Australisë)

Pas rikthimit nga SHBA-të ku kishte shkuar në një takim zyrtar, Peter Dutton – ministër i brendshëm i Australisë, kishte rezultuar pozitiv në testin e COVID-19. Madje ishte raportuar se ai kishte pasur kontakt edhe me Ivanka Trump e cila ka rezultuar të jetë negative.

Sophie Grégoire Trudeau (gruaja e kryeministri kanadez Justin Trudeau)

Ajo kishte rezultuar pozitive me COVID-19 në mars, duke bërë që familja e liderit kanadez të futet në vetëizolim dhe të drejtoj vendin nga shtëpia për disa javë. Për fat të mirë Sophie i ka përshkruar simptomat e coronavirusit si shumë të lehta.

Princi Albert II i Monakos

Me COVID-19 u infektua në mars, por pas intervenimit të mjekëve u shërua plotësisht deri kah mesi i prillit. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco