Vdes një i prekur me koronavirus nga fshati Llaushë i Podujevës

Vdes një i prekur me koronavirus nga fshati Llaushë i Podujevës

17:32, 06/07/2020

Sot ka ndërruar jetë një person i prekur me Covid-19 nga fshati Llaushë i Podujevës.

Lajmin e ka bërë të ditur ushtruesi i detyrës së kryetarit të Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari.

“Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të bacës Sheqir Osmani nga fshati Llaushë, i cili ishte i diagnostikuar me Covid-19”.

“Ekipi i Shtabit Lokal Emergjent, janë në koordinim të plotë me familjen e të ndjerit që gjithçka rreth ceremonisë së varrimit të zhvillohet sipas rregullave të përcaktuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco