Radhë të gjata të qytetarëve janë parë sot para Qendrës së Regjistrimit Civil në Prishtinë.
Në fotografitë e fundit të bëra nga Indeksonline shihet se në këtë pikë nuk po respektohet aspak distanca e rekomanduar nga institucionet përgjegjëse të shëndetësisë në Kosovë, po nuk mungojnë as maskat.
Qytetarët janë parë të revoltuar me radhët e gjata që po shkaktohen në këtë pikë, ndërsa edhe temperaturat janë të larta.
Pak më parë është bërë e ditur se është mbyllur Drejtoria e Regjistrimit të Automjeteve për shkak të konfirmimit se disa zyrtarë janë infektuar me koronavirus.
© SYRI.net