Vdes edhe një person i prekur me Covid-19

Vdes edhe një person i prekur me Covid-19

20:50, 05/07/2020

Ka vdekur edhe një person si pasojë prekjes me koronavirus.

Viktima është nga komuna e Rahovecit.

Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar kryetari Smajl Latifi.

“Po ka vdekur. I ndjeri ka pasur komplikime të tjera shëndetësore të zemrës dhe mushkërive. Po ashtu ka qenë i prekur edhe me Covid. Ai ka qenë i shtrirë për 18 ditë në Klinikën Infektive”, ka deklaruar Latifi.

Mbrëmë kanë vdekur 8 persona nga coronavirusi, që ishte dita me më së shumti viktima në vendin tonë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco