Sulmuan stafin mjekësor/ Majmunët vjedhin mostrat e gjakut të pacientëve me COVID-19

Sulmuan stafin mjekësor/ Majmunët vjedhin mostrat e gjakut të pacientëve me COVID-19

17:07, 29/05/2020

Pasi sulmuan stafin mjekësor, një grup majmunësh në Indi ua morën mostrat e gjakut të pacientëve që ishin testuar pozitivë me koronavirusin e ri.

Sipas autoriteteve, sulmi ndodhi këtë javë, ku një teknik laboratori po ecte në kampusin e kolegjit mjekësor të drejtuar nga shteti në Meerut, rreth 460 km në veri të Lucknowit, kryeqyteti i shtetit Uttar Pradesh.

“Majmunët morën dhe ikën me vrap me mostrat e gjakut të katër pacientëve me COVID-19, të cilët janë duke u trajtuar… duhet t’ua marrim sërish mostrat”, tha dr S.K. Garg, zyrtar i lartë në kolegj, raporton Reuters.

Autoritetet thonë se nuk e dinë nëse majmunët i kanë derdhur ato mostra, por njerëzit që jetojnë afër kampusit me shkurre frikësohen për përhapje të virusit nëse majmunët i kanë dërguar mostrat në zonat e banueshme.

Garg tha se nuk është e qartë nëse majmunët kanë mundur të infektohen me koronavirus nëse kanë pasur kontakt me gjakun e infektuar.

“Nuk ka dëshmi se majmunët mund ta kontraktojnë infeksionin”, tha Gargi për “Reuters”-in.

India ka shënuar 165.799 raste me koronavirus dhe 4.706 vdekje.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco