Vietnami kthehet i normalitetit, asnjë vdekje nga Koronavirusi

Vietnami kthehet i normalitetit, asnjë vdekje nga Koronavirusi

08:38, 29/04/2020

Kanë kaluar rreth një javë që kur Vietnami lehtësoi masat e marra më herët ndaj Covid-19. Tashmë duket se qytetarët po i rikthehen jetës normale.

Ndarjet plastike në restorante, distancimi shoqëror në tregje dhe maskat e detyrueshme të fytyrës janë bërë “normalja e re”.

Vietnami është lavdëruar për suksesin e tij në përballjen e koronavirusit.Pavarësisht se ndan një kufi tokësor me Kinën dhe ka një popullsi prej 97 milion banorë, janë regjistruar vetëm rreth 270 raste, dhe asnjë vdekje.

Vietnami mbylli kufijtë që në Janar, gjurmoi agresivisht me kontaktet, dhe gjithashtu pati një fushatë mbarëkombëtare informuese.

Disa nga masat e tyre nuk ishin aq pozitive, si qytetarët që inkurajohen të mbajnë nën vëzhgim fqinjët e tyre.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco