Zv.Presidenti amerikan Mike Pence shpërfill rregullat, takime pa maskë në spital

Zv.Presidenti amerikan Mike Pence shpërfill rregullat, takime pa maskë në spital

07:46, 29/04/2020

Zv.Presidenti amerikan  Mike Pence ka vizituar një spital kryesor  në SHBA pa veshur maskë, pavarësisht rregullave të vetë qendrës mjekësore që vizitorët duhet të veshin pajisje personale mbrojtëse.

Z. Pence dukej se ishte personi i vetëm i pranishëm pa maskë në fytyrë në klinikën Mayo në Minesota.

Në një mesazh në Twitter të fshirë më pas,  klinika tha se Zv.Presidenti ishte njoftuar paraprakisht për politikën e saj që kërkon me detyrim mbajtjen e maskës.

Z. Pence drejton grupin eTask Force për koronavirusin në Shtëpinë e Bardhë.

Ai e mbrojti vendimin e tij si të domosdoshëm në mënyrë që të takohej me stafin dhe pacientët.

Ideja e tij ishte se njerëzit duhet të mbajnë maska në fytyrë "në ambiente publike ku masat e tjera distancuese sociale janë të vështira për t'u mbajtur".

Klinika Mayo vetë kërkon që të gjithë pacientët dhe vizitorët në qendrat e saj mjekësore të veshin një maskë ose mbulesë fytyre.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Më të lexuarat
    Denonco