SHBA-ja tejkalon shifrën e 1 milion të infektuarve me koronavirus

SHBA-ja tejkalon shifrën e 1 milion të infektuarve me koronavirus

07:14, 29/04/2020

Numri i personave të infektuar me koronavirus në Shtetet e Bashkuara ka tejkaluar shifrën 1 milion, është thënë në të dhënat e Universitetit Johns Hopkins.

Shtetet e Bashkuara kanë tejkaluar Kinën në muajin mars me numrin më të madh të të infektuarve në gjithë botën.

Numri i personave të vdekur si pasojë e këtij virusi në SHBA ka arritur në 56,749, gjithashtu shifër rekorde në nivel botëror, njofton REL.

Për koronavirusin fillimisht është raportuar në Kinë në fund të vitit 2019.

Ky virus besohet se ka dalë nga një treg kafshësh në qytetin kinez, Vuhan.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco