Rritet R0 në Gjermani, ‘shpërthen’ kryebashkiaku: Po shpëtojmë njerëz që do vdesin

Rritet R0 në Gjermani, ‘shpërthen’ kryebashkiaku: Po shpëtojmë njerëz që do vdesin

17:21, 28/04/2020

I ashtuquajturi R0, ose ndryshe numri i personave që infekton një i prekur nga koronavirusi, shënoi rritje në Gjermani.

Dy javë më parë R0 kishte shkuar në 0.7, që do të thotë se dhjetë persona të prekur nga koronavirusi, infektojnë shtatë të tjerë.

Por ky indeks ka shkuar në 0.96 sot, duke shtuar frikën se vendi nuk duhet hapur. Disa media thonë se kjo rritje e infeksioneve vjen për shkak të fundjavës së Pashkëve, kur njerëzit lëvizën më lirisht.

Pikërisht kur në vend është rikthyer debati nëse duhet rihapur ekonomia, deklaratat e një kryebashkiaku po bëjnë shumë bujë.

Boris Palmer, kryebashkiak i Tuebingen, ka kritikuar ashpër masat për të izoluar vendin.

“Po ua them në mënyrë brutale: Po shpëtojmë njerëz në Gjermani që do të vdesin brenda gjashtë muajsh gjithsesi- për shkak të moshës dhe sëmundjeve të mëparshme”, tha ai.

Por katastrofa që po shkakton shkatërrimi ekonomik do të vrasë miliona fëmijë, sipas OKB, tha Palmer.

“Kur sheh shifrat e vdekjeve, e kupton se po vdesin njerëz të moshuar. Ne e dimë se ata që janë mbi 80 vjeç do të vdesin”, tha ai.

Ai ka kërkuar më shumë liri për njerëzit që janë poshtë 40 vjeç.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco